Një mozaik i panjohur deri më sot është zbuluar nga gërmimet gjatë restaurimeve të tre objekteve të kultit në qendrën historike të Beratit.
Sipas të dhënave të para mendohet se mozaiku i zbuluar i përket shekujve 5-6 dhe nxjerr fakte të reja për qytetin e Beratit.
Dritan Çoku, specialist arkeolog pranë qendrës DRKK në Berat, thotë se gjatë restaurimit të “Teqesë së helvetinjëve”, “Xhamisë Mbret” dhe “Xhamisë së Beqarëve”, u konstatua se në themel të tyre kishte diçka interesante e me vlerë. Ai thotë se për disa ditë u punua me shumë kujdes, derisa doli në dritë mozaiku.
Arkeologu Dritan Çoku pas zbulimit të mozaikut, ka hartuar raportin përkatës duke dokumentuar të gjitha faktet nëpërmjet fotografimit, skicimit, matjeve dhe ka realizuar një katalog që e ka dërguar në Agjensinë e Shërbimit Arekologjik, si dhe pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Tashmë ai është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë lidhur me zbulimin.
Ndërkohë zona ku janë konstatuar gjetjet, kryesisht në murin e “xhamisë mbret”, është shënjuar dhe zbulimet janë mbuluar. Aktualisht punimet restauruese vijojnë në pjesën tjetër të objektit./Tch
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit