Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ndaj Covid-19 është shtuar në ditët e fundit.
Kjo edhe për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus. Në 16 ditët e para të muajit të hapur të vaksinimit janë kryer 132 mijë vaksinime. Në totalë pjesë e këtij procesit, janë bërë 760 mijë persona, shumica e tyre janë imunizuar me të dyja dozat.
Mbi 1mln 330 mijë vaksinime janë kryer deri më tani në Shqipëri 760 mijë qytetare janë bërë pjese e procesit të vaksinimit, prej të cilëve mbi 572 mijë i kanë marrë të dyja dozat ndërsa 185 mijë kane marrë vetëm një dozë të vaksinës.
Sipas mjekëve të familjes interesim i qytetareve për të bërë vaksinën është shtuar. Madje rritje të interesit ka edhe në moshat e reja 18-40 vjeç, por ata preferojnë kryesisht të shkojnë pranë qendrave shëndetësore dhe jo në pikën masive të ngritur në sheshin Skënderbej.
Fluksi i qytetarëve që shkojnë për të bërë vaksinën është shtuar edhe për shkak të përkeqësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë. Në 16 ditët e para tëmuajit të hapur të vaksinimit janë kryer 132 mijë vaksinime në mbarë vendin.
Autoritetet e ministrisë së Shëndetësisë ju bëjnë apel të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç që të përfitojnë nga ditët e mbetura të muajit Gusht për tu vaksinuar ndaj Covid-19. Imuniteti i fituar nga vaksina pasi shmangen fatalitetet nga Covid-19 por minimizohen edhe rastet rënda si dhe shtrimet në spital.
Me ardhjen e mbi 44 mijë dozave të tjera të vaksinës Pfizer, numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri që nga nisja e këtij procesi shkon në vendin tonë 1,845,660 vaksina. Deri më tani numri më i madh i shqiptarëve janë imunizuar me vaksinën koronavak pasi kanë ardhur 1 milionë doza, dhe me Pfizer, pasi në total kanë ardhur rreth 460 mijë doza.
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë