Mbi 30 mijë persona i kanë shpëtuar vuajtjes së dënimit në burg duke iu vendosur një dënim alternativ në shërbimin e provës. Rreth 200 persona në vit janë detyruar të kryejnë punë në interes publik.
Vuajtja e dënimeve jo në qeli nisi në vitin 2009 kur u aplikua për herë të parë edhe shlyerja e penaliteteve me punë në komunitet.
Për t’u aplikuar neni 59 i Kodit Penal që parashikon vënien në provë dhe pezullimin e vendimit me burg, vepra penale duhet të jetë më poshtë se 5 vjet dënimi. Në shërbim prove kalojnë drejtimi i parregullt i automjeteve, që mund të jetë drejtimi nën efektin e alkoolit, ndërtim pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje e energjisë elektrike, vjedhje me dhunë. Kemi 25 persona të dënuar me një punë në interes publik që në total janë 176 persona”, shprehet Almeida Ametbejasi, specialiste në drejtorinë e shërbimit të provës.
Por pas 10 vjetësh duket se ka ardhur koha që ligji për shërbimin e proves të ndryshojë. Ministria e Drejtësisë ka vendosur të ndryshojë ligjin e shërbimit të provës për riorganizimin dhe riintegrimin e personave që vuajnë dënimët alternative.
Në draftin që është hedhur për diskutim parashikohet reformim i këtij institucioni. Ligji i ri synon riintegrimin e personit të mbikëqyrur në jetën shoqërore. Shifrat të cilat i përkasin periushës 2009-2018 tregojnë se alternativa e dhënë më shpesh nga gjykata është pezullimi i dënimit me burgim dhe vënia në periudhë prove në 81% të rasteve, e ndjekur nga puna për interes publik në 14 % të raste. Në shifra më të ulëta janë lirimi me kusht, qëndrimi në shtëpi dhe gjysmëliria.
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...