Reduktimi i dëmit që po shkaktojnë ndryshimet klimatike, ishin në qendër të diskutimeve në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës të zhvilluar në Poloni. E pranishme në aktivitetin e organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, ishte edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku.
Në fjalën e saj, ministrja Balluku ndau me të pranishmit eksperiencën e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të rinovueshme dhe sigurinë energjetike. Ajo tha se gjatë këtij ministeriali u diskutua për bashkëpunimin strategjik mes vendeve evropiane dhe SHBA, për masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për zvogëlimin e dëmit që shkakton ndryshimi klimatik një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë.
Kjo nismë u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit