Ministria e Mbrojtjes ka siguruar fondin për blerjen e një sistemi të ri radar ajror, që për ministren Xhaçka është investimi i parë në demokraci për ruajtjen e qiejve shqiptarë.
“Janë siguruar fondet për blerjen e sistemit radar ajror, i cili është investimi i parë në demokraci sa i përket ruajtjes së qiejve shqiptarë”, shkruan Xhaçka në Tëitter, teksa foli dhe më herët nga baza ajrore e Farkës.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, i cili prej kohësh denoncon mosfunksionimin e sistemit të radarëve. Ai thotë se ministrja duhet të thotë pse radarët nuk kanë qenë në punë prej tre vitesh, dhe janë cenuar standardet e sigurisë kombëtare dhe kontrollit të hapësirës detare.
“Zonja Ministre e Mbrojtjes paska thënë se Ministria e Mbrojtjes do të blejë radarë të rinj! Po përse nuk kanë qenë në punë prej më shumë se tre vitesh radarët ekzistues, kur do të na e thotë?! Po përse sistemi i radarëve është venë në shërbim të grupeve kriminale të trafikantëve të drogës, kur do të na e thotë?! Po përse janë cenuar standardet e sigurisë kombëtare në kontrollin e hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë kur do të na e thotë?!”, shkruan Rama.
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!