Ndërron jetë Kryepeshkopi Anastas Janullatos

07:52 | 25 Janar 2025
Q L

Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë këtë të shtunë pas disa ditësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana.

Kryepeshkopi i Shqipërisë, ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale