Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani pritet të mbërrijë të martën, në 31 qershor, në Shqipëri.
Të martën pritet që të mbahen homazhe në Pallatin e Kongreseve.
Ish-kreu i Shtetit, Bujar Nishani ndërroi jetë një ditë më parë në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar për shkak të komplikacioneve nga Covid 19.
Prej më shumë se një muaj, ish-Presidenti u transferua nga spitali Shefqet Ndroqi në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome dhe pësoi vdekje të trurit, fatkeqësisht një gjendje shëndetësore e pakthyeshme për ish-Presidentin./TCH/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim