Ndërprerja e reshjeve të borës në Korçë është pasuar nga ulje e ndjeshme e temperaturave të cilat kanë shkuar deri në -8 gradë.
Të gjitha akset nacionale që lidhin Korçën me zonat e tjera të qarkut janë të qarkullueshme normalisht.
Ndërkaq po vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore dhe pastrimin e rrugëve me kripë.
Kalueshmëria në rrugë bëhet pa zinxhirë, megjithatë duhet pasur kujdes nga drejtuesit e mjeteve ne orët e paradites në zonat malore të rrugës.
Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në disa segmente të akseve nacionale, në të cilët rekomandohet reduktim i shpejtësisë dhe përdorimi i gomave dimërore. /abcnews.al
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...