Kreu i shtetit Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur shqiptar, Gaqo Çako.
“Nderi i Kombit tonë, mjeshtri i përsosur Gaqo Çako ka lënë gjurmë të pashlyeshme në interpretimet e operave në skenat shqiptare e botërore si dhe ato të këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, me ndarjen e tij nga jeta po le një boshllëk të madh artistik e shpirtëror ne trashëgiminë tonë artistike dhe në mes të bashkësisë së artistëve, kolegëve dhe të artdashësve shqiptarë, kudo ku ndodhen.
Në këto çaste hidhërimi të pamatë, gjendem shpirtërisht pranë familjarëve, të afërmve dhe kolegëve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit Gaqo Çako! I paharruar qoftë kujtimi dhe vepra e tij artistike dhe iu prehtë shpirti në paqe!”, shkruan Meta në mesazhin e tij./tch
Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun me Serbinë
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme