Të moshuarit që u grabitën në Vuno të Himarës para dy ditësh, Kolo dhe Efigjeni Proto 85 dhe 80-vjeç, kanë treguar se u dhunuan dhe lidhën me çarçaf nga grabitësit. 85-vjeçari tha se grabitësit i qëlluan me hekur ndërsa më pas i lidhën për t’u marrë 800 euro dhe një shumë lekësh.

Ai thotë se hajdutët në momentin që ishin futur në banesë u thanë që të mos tremben se ishin policë dhe se kishin ardhur për të bërë një kontroll, por kur bënë rezistencë u goditën me çelës dhe çekiç. Kolo Proto tha se iu lut autorëve të mos i torturonin por më mirë t’i vrisnin.

Policia e Himarës është vënë në ndjekje të të dyshuarve por ende nuk ka të arrestuar. Në Vuno ka patur shumë vjedhje dhe grabitje dhe dyshohet se aty vepron si një grup hajdutësh nga fshatrat fqinjë./ABC Neës
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik