Më 4 shtator, kryeministri Edi Rama u ndal në Shijak, në banesën e shkatërruar të Hysen Zhupanit që më tepër i ngjante një “kolibeje”.
“Unë nuk e prisja të ishte kaq e tmerrshme, është situate shumë e frikshme”, u shpreh kryeministri kur u njoh me realitetin nga afër, teksa para tij u shfaq banesa pa dritare, me tavan të rrënuar dhe një familje me 5 anëtarë që jetonte pa ujë, pa drita, e mes një mjerimi rrëqethës.
Kryeministri i premtoi kryefamiljarit rindërtimin e shtëpisë dhe sot ka ndarë në Facebook një video, ku shihet se është rikthyer pranë familjes së varfër shijakase, si i pari mysafir në banesën e tyre të re.
Por më emocionues është gëzimi që shfaqet në sytë e fëmijëve të Hysen Zhupanit, teksa më i vogli prej tyre nuk e fsheh lumturinë, teksa i thotë babait: “kam dhomën time tani”.
Në fund Rama plotëson edhe një tjetër dëshirë të Hysenit dhe premtim të tijin, duke shkëmbyer kravatën me kryefamiljarin.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/251792558843679/
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër
Theret me thikë një person në Mitrovicë të Veriut
Pacolli ndan këshillën e gjyshit në Ramazan: Durimi dhe e vë...
Vrasja në Zllakuqan të Lipjanit, gruaja e të akuzuarit thotë...