Bagëtitë e imta në disa zona të Myzeqesë të Shqipërisë, veçanërisht në Bishan dhe Povelçë, janë përballur me një dukuri të pazakontë që po sjell ngordhjen e deleve, por edhe të qengjave të sapolindur,
Vetë barinjtë dhe blegtorët tregojnë se kjo vjen si pasojë e mungesës së dezinsektimit të zonës dhe pranisë së kolonive të mushkonjave që po përhapin këtë lloj infeksioni me pasoja të rënda për blegtorët, edhe pse ata shprehen se kanë kryer vaksinimin e tufave, raporton A2 CNN.
Problem për blegtorët është edhe mungesa e vaksinës së brucelozës për të imtat, edhe pse drejtuesit e drejtorisë rajonale të bujqësisë u kanë premtuar disa herë se vaksina do të vijë së shpejti. Vetëm në zonat e Bishanit dhe Povelçës, janë të regjistruara mbi 3 mijë krerë të imta, që mbahen në 15 stane.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...