Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati, u përfshi në debate me ministrin e emëruar të Pushtetit Vendor Eduart Shalsi në studion e “Tonight Ilva Tare”.
Ai thotë se nuk është normale që kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç takohet një herë në dy muaj dhe se nuk takohet Lulzim Basha.
Pjesë nga debatet:
Shalsi: Është tjetër të kritikohet, është të tjetër të ofendohet. Është sulmuar verbalisht. Duam të mbrojmë nderin e këtij vendi.
Murati: Nderin e këtij vendi mbroje duke takuar Lulzim Bashën, jo duke takuar një herë në dy muaj Aleksandër Vuçiçin. Ai tha do të çojë ushtrinë në Kosovë, ti e takon një herë në dy muaj. Takoje një herë Lulzim Bashën.
Shalsi: Ndërhyj ti tek Lulzim Basha dhe të vijë. Ia bëmë ftesën. Ata kanë frikë. Ata nuk duan Vettingun, nuk duan reformën në drejtësi.
Murati: Ata janë në prag të zgjedhjeve. Dhe siç e keni ju të rëndësishme zgjedhjet, derisa hiqni ministra nga Shqipëria dhe ia jepni partisë, ashtu e kanë mendjen e dhe ata. Nuk e kanë mendjen fare tek Vettingu.
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...