Shumica e njerëzve në botë, gjithnjë e më shumë, janë duke hequr dorë nga konsumimi i mishit të kuq.
Dieta vegjetariane është kthyer në një trend të përgjithshëm në shumë vende, megjithatë ekspertët theksojnë se edhe kjo dietë duhet të jetë e pasur me vitamine, transmeton portali arbresh.info
Një psikolog ka zbuluar efektet shkatërruese që mund të shkaktojë “dieta vegjetariane”, e cila më së shumti është duke u favorizuar nga mediat sociale.
Psikologu Patrick Denoux, ka thënë që anokseria i dërgon njerëzit drejt “burgosjes” së shëndetit dhe mund të shkaktojë shqetësime të mëdha shëndetësore dhe mentale.
Vitamina B12 që gjendet në vezë, mish, peshk dhe produkte të qumshtit, duhet patjetër të jetë pjesë e dietës.
Në mungesë të kësaj vitamine, njerëzit mund të humbasin shikimin, mund të ndjehen të lodhur, në depresion dhe mund të përjetojnë humbje të kujtesës.
Dietologia Sophie Ortega ka deklaruar se shumë klientë të saj përballen me mungesë të vitaminës B12.
“Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë sëmundje të rënda”, ka shtuar ajo.
Sipas saj, vitamina B12 luan rol të rëndësishëm edhe për sistemin nervor./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës