Ditën e enjte, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në orët e mesditës do të ketë shtim të vranësirave, kryesisht mbi relievet malore.
Sipas parashikimeve, në zonat malore vranësirat do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët, të cilat do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.
Era do të fryjë nga drejtimi juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore ajo pritet të arrijë deri në 9 m/s.
Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, në nivelin 1-2 ballë./tch
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...
Van Damme i pikëlluar me vdekjen e Chuck Norris: Pusho i qet...