Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë për ata që punojnë me orar të plotë do të duhej të ishte 425 euro, ka ende punëtorë që paguhen nën këtë shumë. Kështu, të paktën, thonë përfaqësues të punëtorëve teknikë dhe atyre të sektorit privat. Njohës të drejtësisë paralajmërojnë pasoja.
Pavarësisht se pagat e janarit dhe të shkurtit do të duhej të dilnin me rritje, ka ende punëtorë që po paguhen më pak se 425 euro, edhe pse punojnë me orar të plotë.
Kështu të paktën thonë përfaqësues të tyre.
Përfaqësues të bizneseve thonë se nuk e kanë kundërshtuar ngritjen e pagës minimale, por se paga duhet të jetë e përshkallëzuar në mënyrë që të mos dëmtohen as bizneset, shkruan RTK.
Sipas njohësve të drejtësisë, vendimi i qeverisë është obligativ dhe mund të ketë pasoja për ata që nuk e zbatojnë atë.
Nga rritja e pagës minimale, është vlerësuar se do të përfitojnë drejtpërdrejt mbi 130 mijë punëtorë me orar të plotë.
Nga korriku, paga minimale do të rritet në 500 euro bruto.
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...