Që prej ditës së sotme pritet që të nisë përmirësimi i motit në Shqipëri.
Pas ditëve të ftohta dhe me erë të fortë, nga e marta do të rikthehet dielli i ngrohtë, ndërsa, temperaturat do të njohin rritje.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon:
Reshjet
Ditën e martë nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
Temperaturat
Të martën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14 °C
në vendet e ulëta: 1 / 11°C
në vendet malore: -3 / 8 °C
Era
Të martën era pritet të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.
Zjarret në pyje
Të martën në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Berat pritet të jenë në nivelin “i ulët” për zjarre në pyje.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...