Shqipëria do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave të dobët në ultësirën Perëndimore, por rrebeshe shiu priten në zonat veriore dhe veriperëndimore.
Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në pothuajse të gjithë vendit, ku sërish më të dendura shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit; ndërsa momente me pika shiu do të ketë në zonat Jugore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 22°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë./abcnews.al
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...