Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut, reshjet do jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.
Sipas SHMU-së, era do të fryjë me drejtim juglindja – jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti do të jetë me valëzim të forcës 2-4 ballë./rtsh
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor