Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta, hera-herës deri mesatare në relievet kodrinore-malore nga orët e mesditës e pasdite.
Në mbrëmje do të kemi shtim të vranësirave. Ndërsa në relievet e larta malore, kryesisht në lindje të territorit,do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.
Temperaturat maksimale do të regjistrohen në vlerën 23 gradë celcius, ndërsa ato minimalet në 15 gradë celcius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...