Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperatura të larta KU vlera më të larta do të shënohen në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit.
Përsa i përket motit; kthjellimet do të jenë prezente deri pasdite kur priten grumbullim i vranësirave në skajin Verlindor – Juglindor duke rrezikuar rrebeshe shiu si edhe breshër në zona të izoluara; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë sërisht dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 31°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet; Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasoje në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...