Ditën e hënë Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime, në zonën e veriut. Pas orëve të pasdites mot kryesisht me kthjellime.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në zonën e jugut dhe qendër. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet, lugina dhe male pritet të arrijë deri 14m/s.
Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë./tch
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë