Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të vijojnë ndikimin e tyre në territorin Shqiptar, duke bërë që deri në mesditë pjesa më e madhe e territorit të mbizotërohet nga intervale kthjellime.
Më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa, gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në zonat malore dhe pjesërisht zonat e ulëta duke lënë zonat bregdetare pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen sërish vlerat maksimumet duke u luhatur nga 6°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në bregdetin e Jonit.
Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë./tch
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...
Sulmohet kompleksi i naftës në Bahrein, dalin pamjet
Izraeli ka goditur më shumë se 120 objektiva iraniane në 24 ...
Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...