Moti i ligë në Shqipëri ka bërë që disa linja detare të pezullohen deri të hënën.
Disa nga linjat detare që janë pezulluar si shkak i motit të ligë janë linja Vlorë – Brindisi – Vlorë dhe ajo Durrës – Bari – Durrës.
Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, që ishte planifikuar të nisej këtë mëngjes, është anuluar, teksa autoriteti portual ka njoftuar se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, s’do të mund të operojnë normalisht deri në përmirësimin e motit.
Për shkak të situatës detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e së shtunës.
Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit, dy tragetet e linjës do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës.
I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit, ku mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.
Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite./TCh
Konfirmohet viktima e tretë nga Kosova në aksidentin tragjik...
Të shtëna me armë në një bazë ajrore në New Mexico, një vikt...
Vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, ish-i dashuri rrëf...
SHBA-të lëshojnë bomba të fuqishme në bazat raketore të Iran...
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
Sot në Pejë vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos, ...