Moti për ditën e sotme duket se do të jetë i kthjellët, paraditja mbetet me kthjellime në zonat Veriore dhe Qendrore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Jugore të vendit.
Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve në zonat veriore dhe ultësirën perëndimore, ndërsa vranësira kalimtare do të shfaqen herë pas here në zonat juglindore të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë të temperaturave do të sjellin orët e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi prej 32 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.
SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, shënjestër vendet e rake...
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...