Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri

07:30 | 23 Mars 2026
E.H

Këtë të hënë (23 mars) Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut humbasin intensitet dhe mbeten të dobëta në jug e lokalisht në verilindje në male.

Në relievet malore në veri-lindje-juglindje në lartësitë mbi 1000-1200 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa deti do të jetë i valëzimit në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale