Për shkak te motit të keq, në Durrës anijet e peshkimit nuk kanë dalë për gjueti, ndërsa veprimtaria përpunuese në portin më të madh të vendit ka vijuar normalisht.
Në Gjirin e Durrësit deti ka një dallgëzim deri në 4 ballë, ndërsa situata meteorologjike paraqitet më e keqe në brigjet italiane të Adriatikut, gjë që pritet të shkaktojë vonesa në nisjen e trageteve të Barit e Ankonës drejt Durrësit.
Era me drejtim juglindjeje ka krijuar vështirësi për lundrimin në brigjet italiane dhe në det të hapur. Sipas Kapitenerisë së Durrësit, moti i keq do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ku forca e detit pritet të arrijë 5-6 ballë në Gjirin e Durrësit./TCh
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...