Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut prej pasdites së djeshme kanë shkaktuar probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.
Sipas të dhënave nga OSHE mbi 60 punonjës janë në terren për eleminimin e difekteve të energjisë elektrike, ku përfshihet zona e Barcit, pjesa veriore e zonës industriale të qytetit të Korçës, fshatrat përreth, si edhe fshatrat e thellë të malësisë së Gores, Moglices dhe Oparit, ashtu siç ka probleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë.
Situata më e vështirë paraqitet në Qinam të Kolonjës, pasi nga reshjet e shiut është shembur kabina elektrike duke nxjerrë jashtë përdorimi të gjitha pajisjet dhe transformatorin e fuqisë. Ka probleme edhe në disa fshatra të Pogradecit nga Petrusha, Podgozhani dhe Udenishti./TCH
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit