Tre persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 28-vjeçar në Tirana.
Sipas policisë, tre të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur peng 28-vjeçarin dhe e kanë dhunuar atë. Pas marrjes së informacionit për ngjarjen, uniformat blu ndërhynë duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Në pranga kanë rënë shtetasit E.L., 30 vjeç, E.Sh., 24 vjeçe dhe M.K., 22 vjeç.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë të veprës penale.
/rtsh.al/
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...