Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte sot në qytetin e Sarandës, ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë atje.
Numri një i LSI-së pranoi se së bashku me Frontin Opozitar, kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 30 Qershor.
“Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkërisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar, kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”, deklaroi Kryemadhi nga Saranda.
Kreu i LSI-së deklaroi gjithashtu se ka filluar tashmë puna për përzgjedhjen e kandidatëve si në Partinë Demorkatike, ashtu edhe në partitë e tjera të bllokut opozitar, me synim që të identifikohen kandidatët fitues. /TCH /Telegrafi/
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë