Vazhdon të mbetet mister vdekja e avokatit shqiptar Aineo Redo në Itali.
Pas verifikimit se trupi i pajetë i përkiste pikërisht Redos, policia ka filluar të marrë dëshmitë e parë
“Ishte një njeri shumë i mirë, që u shpenzua pa rezerva për njerëzit në nevojë”, kështu e kujtojnë kolegët dhe miqtë. Aineo Redo, avokati 49-vjeçar me origjinë shqiptare, emigroi nga Shqipëria dhe mbërriti në Reggio me shumë sakrifica.
Mëngjesin e djeshëm trupi i tij u gjet nga një kalimtar nën galerinë e bankës BNL në Via Emilia Santo Stefano. Aineo Redo, Enea për miqtë, la pas gruan dhe dy fëmijët, 9 dhe 18 vjeç.
Vdekja është ende e mistershme pasi avokati u gjet me të prera në fyt dhe me një thikë në dorë. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje.
Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja. Por këto janë vetëm dyshimet e para ndërsa aktualisht po hetohet edhe pista e vrasjes./gsh/
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...