Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për caktimin shoqërisë që do të merret me shënjimin dhe gjurmueshmërinë e bimës së kanabisit në Shqipëri.
Sipas vendimit të miratuar me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për këtë proces është përzgjedhur shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., shkruan A2CNN.
Vendimi:
V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT TË AUTORIZUAR PËR REALIZIMIN E SHENJIMIT DHE GJURMUESHMËRISË. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 34, të ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I: Autoriteti i autorizuar për realizimin e shenjimit dhe gjurmueshmërisë, sipas ligjit nr.61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, është shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a.
Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it dhe shoqëria “ALBTrace Co”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”’, thuhet në vendim.
Vetëm 45 minuta e ndajnë PSG-në nga gjysmëfinalja e Ligës së...
45 minuta të çmendura në “Metropolitano”, Barça ...
Dafina Zeqiri feston ditëlindjen e parë me të birin: Dhurata...
Rikthehet Atletico, Ademola Lookman shënon golin e qetësisë
Barcelona realizon edhe golin e dytë ndaj Atleticos
Ushtria amerikane ktheu mbrapsht gjashtë anije në 24 orët e ...