Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse buxheti i vitit 2022 përfshin apo jo rritje të pensioneve për pensionistët.
Por nga ana tjetër ajo garantoi të gjithë pensionistët se çdo vit do të jetë i garantuar bonusi i pensioneve, i cili do të jetë si një linjë e buxhetuar më vete.
“Rikujtoj se ne çdo vit bëjmë një indeksiom të pensioneve, i cili shkon në linjë me normat e inflacionit, pra çdo vit parashikohet si rritje e pensioneve natyrale me indeksimin e inflacionit, duke mbrojtur gjithë shtresat e pensionistëve nga rritja e çmimeve dhe do të jetë bonusi i përvitshëm që do të jetë si linjë e buxhetuar më vete dhe do t’i shkojë pensionistëve. Nuk ka asnjë pikëpyetje për këtë.
Nga ana tjetër buxheti nuk parashikon rritje të taksave, por parashikon rritje natyrale të tyre, duke shfrytëzuar miradministrimin fiskal dhe duke u bazuar në të gjithë investimet në infrastrukturën dixhitale që kemi bërë në vitet e fundit dhe duke shfrytëzuar sa më mirë këto potenciale që kemi”, tha Ibrahimaj./tch
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna