I ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, Kryeministrit Edi Rama iu nxorr video e një interviste e disa viteve më parë e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen Edona Bilali, e cila Ramën e krahasonte me Zeusin.
Lidhur me këtë deklaratë të saj, Rama tha se kjo është një intervistë e shumë viteve më parë dhe që nuk është kuptuar në konktekstin e duhur, sepse sipas tij, kanë qenë deklarata ironike.
Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë. Dhe ajo është një intervistë ironike nga fillimi në fund. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Edhe ajo intervistë është e tëra ironike. Unë Edona Bilani kam kërkuar ta njoh se ishte një person kritik, ironik, cinike me mua dhe njëkohësisht kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ç’ka e bën këtë gjë kaq qesharake, të rëndë, është fakti që ka shumë injorancë nëpër rrjete. Detyra të paktën e jotja është që minimumi mos bëni gjëra të tilla”.
Blendi Fevziu i nxorri Kryeministrit edhe një deklaratë të Milva Ikonomit, e cila kohë më parë është shprehur se emri i Edi Ramës është brend kombëtar. Për këtë pohim të saj, Kryeministri Rama u përgjigj: “Sa për bredin ti mos ji xheloz. Në eksportin e një Shqipërie dinjitoze, Kryeministri i të cilës i sheh të gjithë në sy, e shohin të gjithë në sy dhe nuk guxon njeri ta trajtojë si vasal, po jam. Sepse e kam thënë që ditën e parë, le të jetë kush të dojë përballë, unë jam Kryeministri i një vendi të vogël jo pse jam i gjatë por nuk e pranoj kurrë që Shqipëria të mos respektohet. Dhe kjo është arsye pse të gjithë ata rreth e rrotull i kam miq”.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit