Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se ka nisur punë për përgatitjen e pakove ushqimore që do të shkojnë në familjet në nevojë, në kohën kur në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus po rritet.
“Dua t’u them të gjithëve se jemi të gjithë bashkë në këtë luftë! I mirëkuptojmë maksimalisht hallet, stresin, pasigurinë për gjërat bazike, por ju lutemi të gjithëve të kenë besim dhe të bëjnë durim! Jemi angazhuar bashkë me Rezervat e Shtetit, Emergjencat civile, Bashkitë dhe po përgatisim mbështetjen e atyre që janë në nevojë. Fokusi ynë janë pensionistët kryefamiljarë dhe familjet më të varfëra. Ju lutem durim dhe vetëm durim, kjo është luftë në kuptimin më të vërtetë të fjalës dhe prandaj të gjithë duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemim“- u shpreh ministrja Xhaçka.
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...