Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me operacionet e zhvilluara së fundmi nga forcat ligjzbatuese në kryeqytet, duke theksuar se prioriteti kryesor mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike.
Në fokus të aksioneve të ndërmarra nga Policia e Shtetit në disa zona të Tiranës kanë qenë parandalimi i veprimtarive kriminale, goditja e armëmbajtjes pa leje, si dhe identifikimi i subjekteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo përdorin automjete jashtë standardeve ligjore.
Duke nëvizuar qëllimin e këtyre kontrolleve të intensifikuara, Ministri Lamallari u shpreh se “mjete luksoze, xhama të errësuar në kundërshtim me ligjin, armë pa leje, lëndë narkotike apo drejtues që rrezikojnë jetën e qytetarëve, janë në fokus nga Policia e Shtetit.”
Gjithashtu, Kreu i Ministrisë së Brendshme shprehu vlerësimin e tij për punën e koordinuar të strukturave të specializuara që morën pjesë në kontrollet e ditëve të fundit.
“Përgëzime Forcës së Posaçme Operacionale, skuadrës ‘Shqiponja’ dhe Policisë Rrugore për operacionet e ditëve të fundit në disa zona të Tiranës.”, shkruan ministri.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet nga Forca Operacionale, Reparti “Shqiponja” dhe Policia Rrugore do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjithë territorin e kryeqytetit për të garantuar respektimin e ligjit.
/rtsh.al/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...