Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha ka propozuar Ilir Prodën si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kandidaturë të cilën do ia përcjellë Këshillit të Ministrave.
Vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme hapi më 2 shtator thirrjen publike për aplikim për drejtorin e ri.
11 ishin kandidatët e kualifikuar sipas kritereve, të cilët dolën në seanca dëgjimore para Komisionit të Posaçëm dhe pas këtyre dëshmive më 27 shtator, ky komision i ka dërguar Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, sikurse: Altin Mena; Ardian Çipa; Ilir Proda; Neritan Nallbati; dhe Skënder Hita.
“Komisioni i Posaçëm kreu verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke kërkuar të dhënat përkatëse nga organet ligjzbatuese si vijon: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (DPPSH), Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).
Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik: Z. Altin Mena; Z. Ardian Çipa; Z. Ilir Proda; Z. Neritan Nallbati; Z. Skënder Hita”, thuhet në njoftim.
Aktualisht Ilir Proda mban pozicionin e Drejtorit të Policisë së Elbasanit. Para se t’i besohej ky pozicion, Proda mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori./rtsh.al/
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...
Zhduket një vajzë në Lipjan, babai njofton policinë
Mbledhja e grupit parlamentar socialist, Rama: Në fokus refo...
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...