Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës që sapo ka kaluar. Kur një i ri 24 vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilsitik.
Miku i Gjergji Elmazit, i riu që humbi jetën nga aksidenti te ura e Maliqit ka rrëfyer se ka parë momentin kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Devoll.
Shoku i Gjergji Elmazit, është bërë dëshmitar i momentit të aksidentit fatal ku humbi jetën 24-vjeçari në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ai ka rrëfyer se pa momentin kur makina ra nga ura, ndërsa ka tentuar t’i japë ndihmën e parë shokut të tij, por ka qenë e pamundur për shkak të thellësisë së lumit Devoll, shkruan shqiptarja.com. Më pas ai ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. “Kalova dhe e pashë që ra makina. Doja të hyja edhe vetë por ishte shumë thellë. Makinës i dalloheshin vetëm dritat”, tha shoku i Elmazit.
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...