Pas acarimeve dhe akuzave ndaj qeverisë nga ana e ministrave të Ilir Metës, ky i fundit është përpjekur t’i zbusë tonet e ashpra brenda koalicionit.
Në një takim me anëtarët e Njësisë Nr.5 në Tiranë,Ilir Meta ka folur për herë të parë pas debateve të fundit në koalicionin qeverisës duke deklaruar se vizioni i LSI-së është zgjidhja institucionale dhe jo retorikat klonfliktuale politike.
“Zgjidhja institucionale me përgjegjshmëri të plotë dhe jo retorikat konfliktuale politike, fajësuese dhe shfajësuese, do ta çojnë angazhimin tonë për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në vend në nivele të reja, shumë më të larta dhe të qëndrueshme. Ky është vizioni dhe kjo është përgjegjshmëria e Lëvizjes Socialiste për Integrim”, – mësohet të ketë thënë Meta.
Pak ditë më parë, ministri Lefter Koka hodhi akuza të rënda për përfshirjen e policisë së Durrësit në trafik droge dhe aktivitete politike. Deklaratat e Kokës u përcollën me indiferencë nga Edi Rama, ç’ka duket se ka bërë që Meta të mos i përkrahë së paku publikisht fjalët e ministrit të tij.
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...