Pas takimit me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka folur për kandidaturën e PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 21 qershorit.
Meta e ka cilësuar si mjaft të spikatur kandidaturën e ministrit Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës, por njëkohësisht tha se ka konsideratë edhe për kandidatin e PD-së Halim Kosova. Ai gjithashtu përgëzoi tre kandidatët e pavarur për kurajon, dhe shtoi se gara për Bashkinë e kryeqytetit do të jetë mjaft demokratike dhe interesante.
“Natyrisht që në fund fare gjithmonë do të zgjidhet një kandidat. Mendoj se të gjithë kandidatët që janë përmendur, që janë studiuar, që janë diskutuar kanë pasur vlerat e tyre të padiskutueshme dhe natyrisht që kandidatura e z.Veliaj është një kandidaturë mjaft e spikatur dhe meriton të gjithë mbështetjen tonë,” tha Ilir Meta.
Sipas Metës, zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë historike për Shqipërinë, pasi ajo për herë të parë përfaqësohet nga 61 bashki, fal ndarjes së re territoriale-administrative, nga rreth 400 bashki e komuna që ka pasur deri më tani./Arbresh.info/
Netanyahu e quan mik të madh Ramën: Përfaqësoni shpirtin e v...
Vining, MVP i derbit dhe javës së 17-të në elitën e basketbo...
Gjenden mbetjet e pengut të fundit izraelit në Gaza
Rama me Netanyahun: Shqipëria dhe Izraeli të lidhur nga një ...
Zyrtare: Gentrit Salihu transferohet tek Lokomotiva e Zagreb...
Plagosi me thikë vajzën e tij dhe një kalimtar të rastit, ar...