Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë takuar sot për rreth një orë në selinë e PD-së në Tiranë.
Takimi vjen dy javë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar prej tyre më 6 dhjetor, ditë që përkon me mbajtjen në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, si edhe para votimeve të primareve për kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale.
Kujtojmë se protesta e 6 dhjetorit është kritikuar jo pak nga mazhoranca, që e kanë cilësuar mbajtjen e protestës në këtë datë si “turp” dhe një veprim kundër BE-së.
Por sipas Berishës, protesta nuk zhvillohet kundër BE-së, por kundër qeverisjes së Edi Ramës. Berisha ka deklaruar se protesta ka për qëllim që t’i tregojë Evropës se kjo qeveri është e korruptuar.
Në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet për kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?