Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, zoti Nazif Cungu.
Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi, bëjnë me dije burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Presidencës.
Meta theksoi rëndësinë e përmirësimi dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë – Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milion persona në vit.
Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi,”, theksoi Presidenti Meta.
Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë të autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhorë në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e vendit.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...