Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se ndihet i nderuar nga pritja që i është bërë nga kryetari i parlamentit të Izraelit, Sh.T.Z Yuli Edelstein.
Përmes një shkrimi në facebo;k Meta ka thënë se ka falënderuar Izraelin për ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
“E falënderova me mirënjohje për mesazhet e solidaritetit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit që Njësia Kombëtare e Shpëtimit e Izraelit ndërmori në vendin tonë”, ka shkruar Meta në facebook.
Tutje meta ka thënë se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie tradicionale miqësore e bashkëpunim të shkëlqyer.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar nga pritja shumë e përzemërt e Kryetarit të Parlamentit të Izraelit, Sh.T.Z Yuli Edelstein.
E falënderova me mirënjohje për mesazhet e solidaritetit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, si dhe për operacionet e kërkim-shpëtimit që Njësia Kombëtare e Shpëtimit e Izraelit ndërmori në vendin tonë.
Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhënie tradicionale miqësore e bashkëpunim të shkëlqyer, dhe ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, tolerancës dhe bashkëjetesës.
Me rastin e Forumit të Pestë Botëror të Holokaustit bashkëndamë mesazhin se antisemitizmi nuk duhet të ketë vend në botën ku jetojmë! ?????/ arbresh.info

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...