Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vjen sërish me një mesazh për qytetarët shqiptarë, po ashtu dhe për klasën politike.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit thekson se përpjekjet e tij të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithëpërfshirës mbi agjendën e reformave të integrimit evropian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Përpjekjet e mia të sinqerta dhe transparente për të bashkuar vendin dhe ndërtuar një konsensus gjithpërfshirës mbi axhendën e reformave të integrimit europian të Shqipërisë, për fat të keq u minuan.
Tashmë secili aktor le të marrë barrën e përgjegjësive të veta përballë qytetarëve dhe partnerëve europianë.
Unë do të kaloj tani më pak kohë me Tiranën politike, dhe do t’i përkushtohem më shumë Shqipërisë së njerëzve të thjeshtë.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...