Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vijuar edhe këtë fundjavë të komentojë në rrjetin social Facebook, çështjen e refuzimit për të dekretuar kandidatin për ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Genti Cakaj.
Meta shkruan ndër të tjera se, MEPJ-ja nuk mund të kthehet në “autoshkollë”, ku – siç thotë, – “ustai i madh kërkon të mësojë ‘gjeniun’ sesi të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, duke nënvizuar se sot ndodhemi në momente të rëndësishme të sfidave rajonale.
Komenti i Presidentit të Republikës vijon me faktin se PS-ja ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme, duke theksuar se nuk është nevoja “të kalohet nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në të gjithë Ballkanin Perëndimor”.
“Shqipëria do të jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria do të ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. Shqipëria e para”, përfundon komentin presidenti Meta./tch
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...