Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka lajmëruar mbledhjen e Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar rreth tensioneve të fundit në Ukrainë.
Mbledhja është njoftuar për në orën 16.00 në ambientet e e Presidencës në Tiranë.
Në mbledhje nuk do të jenë të pranishëm fizikisht Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka pasi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Në këtë tryezë pritet të jenë të pranishëm kryetari i Kuvendit dhe dhe ministrat e mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, punëve të jashtme dhe energjisë.
Pak më herët, Ministria e Jashtme njoftoi se Shqipëria mbështet dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thuhej në njoftimin e ministrisë.
Ndërkohë vijojnë tensionet me Ukrainës dhe Rusisë.
SHBA dhe vendet perëndimore kanë paralajmëruar se Rusia do të sulmojë Ukrainën. Nga autoritetet ruse e mohojnë këtë deklaratë, por kërkojnë mos-përfshirjen e Ukrainës në NATO. 100,000 trupa ruse ndodhen në gatishmëri në kufirin me Ukrainën.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit