Presidenti Ilir Meta mori pjesë në homazhet e Major Klodian Tanushit, e i cili humbi jetën në Letoni, pas shpërthimit të një mine gjatë një misioni në Camp Adazi.
Kreu i Shtetit ndau dhe sot ngushëllimet më të sinqerta për nënën, babain, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.
“Rënia në krye të detyrës e Dëshmorit të Atdheut, Major Klodian Tanushi la pas një dhimbje të madhe. Me mirënjohje e respekt u përula sot me nderim të thellë para Tij, për sakrificën sublime dhe kontributin e çmuar që la pas, për patriotizmin, trimërinë dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, që dëshmoi mbi 20 vite në Forcat e Armatosura, si dhe gjatë drejtimit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Në këtë ditë të vështirë, ndaj dhimbjen e ngushëllimet më të sinqerta me nënën, babain, bashkëshorten, tre fëmijët e shtrenjtë dhe ushtarakët shqiptarë, për këtë humbje të pazëvendësueshme. Lamtumirë Major Klodian Tanushi! Kujtimi yt do të mbetet i paharruar!/tvklan.al
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...