Pa xhaketën e Presidentit dhe me kostumin e drejtuesit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta rrugëtimin e ri në opozitë e nis me akuzat e bëra më herët nga selia e presidencës në adresë të Kryeministrit Rama e qeverisë.
Në krye të vjedhjeve, siç i cilësoi ai listoi aferën e inceneratorëve dhe atë të doganave.
Sërish shigjetoi Lulzim Bashën duke e akuzuar se ka qënë në marrëveshje me Kryeministrin Rama edhe përpara 17 Majit, duke iu referuar një marrëveshje mes tyre për Reformën Territoriale që në 2014, ndonëse në atë kohë opozita e bojkotoi atë.
Lulzim Bashën e akuzoi se qëndron edhe pas shpalljes së Sali Berishës “Non grata” nga Shtetet e Bashkuara.
Por duket se ky vendim se shqetëson aspak teksa shprehu se do bashkëpunojë me kreun e demokratëve pavarësisht vendimeve të ndërkombëtarëve.
Foli për kalkulime kriminale kur iu drejtua Bashës e Ramës, duke rrëfyer edhe një bisedë me kreun e PD-së së kohës Lulzim Basha pas prishjes së marrvëveshjes së 5 Qershorit.
Pa komentuar, Meta nuk la edhe shkakrimin e Arben Ahmetaj nga detyra e zv/kryeminsitrit
Në betejën për rrëzimin e qeverisë tha se nuk ka aspak konkurrencë me Sali Berishën por ajo që e shqetëson është përmbushja e misonit./Tv Klan/
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...