Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka thënë sot se kur duhet një kompromis, të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje, apo një krizë edhe më e madhe.
Meta ka thënë po ashtu se pa stabilitet nuk ka siguri dhe nuk ka mundësi as për investime dhe as për shërbime më të mira.
“Zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis normal, në një mjedis të qetë, në një mjedis demokratik, larg këtyre përplasjeve tërësisht jo normale”, deklaroi Ilir Meta.
Lideri i LSI-së bëri apel për kompromis, para se të jetë shumë vonë, teksa nënvizoi se çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë janë në fokusin e LSI-së, pasi janë shumë të rëndësishme.
“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë dhe të ndodhi një përplasje apo një krizë edhe më e madhe ku do të jetë edhe më e vështirë për t’i qetësuar gjërat. Çështjet që kanë të bëjnë me të rinjtë, me edukimin e tyre, me punësimin, me formimin e tyre profesional janë çështjet më të rëndësishme të LSI-së”, tha kryetari i LSI-së.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim