Presidenti Ilir Meta këtë të hënë ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj rinsisë.
Kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook, bën thirrje se është e rëndësishme të rrisim investimet dhe të bëjmë të mundur parandalimin e largimit të tyre që ndryshe njihen dhe si truri dhe forca për shpresë.
Meta ndër të tjera thekson se largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
Postimi i plotë:
Shqipëria?? ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria?? ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...